Aksident ndërmjet një treni dhe një veture, katër persona të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot ndërmjet një veture dhe një treni, në afërsi të Doganës në Pejë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00./21Media

Back to top button