Aksident në autostradë, 3 persona të lënduar rëndë

Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi” në segmentin rrugor Lipjan-Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Rreth orës 19:40 në autostraden Arbën Xhaferi, në segmentin rrugorë Lipjan-Prishtinë, ka ndodhur një akaident trafiku me lendime ku tre persona dyshohet se kanë pesuar lëndime të rënda”, ka thënë Kelani.
Ai për portalin rtv21.tv ka thënë se njesitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore.
Ndërsa, personat e lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë, për trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës tutje ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut./21Media

Back to top button