Aksident në autostradë, vdiq një person

 

Një person ka humbur jetën sot si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot rreth orës 10.55h ka ndodhur një aksident me lëndime në autostradën ‘Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës. Një veturë me targa lokale është vetë aksidentuar, ku në të kanë qenë 4 persona, ku tre prej tyre janë dërguar në emergjencë në Prizren. Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetaksidentit njëra nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë Kelani.

Për shkak të kushteve atmosferike policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion./21Media

 

Back to top button