Vërshime edhe në Rahovec

 

Reshjet e shiut të cilat po vazhdojnë kanë rënduar situatën nëpër disa vende dhe rrugë të Kosovës. Situatë të rënduar si pasojë e reshjeve është raportuar edhe në Komunën e Rahovecit.

“Njoftohen të gjithë qytetarët se ekipet emergjente kanë dalur në terren që në orët e hershme të mëngjesit për t’i evituar problemet e shkaktuara nga reshjet e shiut”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Sipas Komunës zhbllokimet janë bërë Rahovec, Pastasel, Polluzhë, Çifllak, Sarosh duke thënë se po vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera.

Deri më tani janë raportuar për vërshime në komunën e Fushë Kosovës, Gjakovës, Drenasit dhe Malishevës./21Media

Back to top button