Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, vdiq një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostraden ”Arbën Xhaferi”.

Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Përveç, personit që humbi jetën edhe tre persona kanë mbetur të lënduar. Hoxha tutje ka njoftuar se njëri prej tyre ka lëndime të rënda.

“Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes si pasojë e aksidentit dhe tre persona tjerë kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të rënda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor“, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka treguar se rruga momentalisht është bllokuar.

Policia e Kosovës ka apeluar nga shofërët që të kenë kujdes në komunikacion./21Media

Back to top button