Aksident në autostradën Bresje-Veternik, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën Bresje-Veternik.
Për portalin rtv21.tv Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, ka thënë se në aksident janë përfshirë tri automjete.

“Sot, në orët e mengjesit, në kyçje të autostradës Bresje (Fushë Kosovë), drejtimi i Veternikut, është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në informacionet e para katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore:, ka thënë Kelani.
Njësitet relevante policore janë marrë me rastin./21Media 
Back to top button