Vdiq një person në QKUK, policia nis hetimet

Të dielën ka vdekur një person i cili po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në Polici rastin e ka raportuar stafi i QKUK-së, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./21Media   
Back to top button