Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, shkruan rtv21.tv
Për portalin rtv21,tv zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur rreth orës 14:00 ishin përfshirë tre automjete.
Ai ka theksuar se njësiti i trafikut është marrë me rastin.
“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha./21Media

Back to top button