NATO: Shqetësimet e Turqisë për sigurinë, legjitime

Kreu i NATO-s duket se ka hedhur poshtë shpresat për një zgjidhje të hershme të një mosmarrëveshjeje me Turqinë mbi pranimin e planifikuar në aleancën e Finlandës dhe Suedisë.

Jens Stoltenberg tha se samiti i tij në Madrid në fund të këtij muaji nuk ka qenë kurrë një afat përfundimtar.

Duke folur në një konferencë shtypi së bashku me presidentin finlandez, Sauli Niinisto, Stoltenberg theksoi vazhdimisht se shqetësimet e Turqisë për mbështetjen e pretenduar për militantët kurdë duhet të merren seriozisht, transmeton rtv21.tv

“Ne duhet të adresojmë shqetësimet e sigurisë të të gjithë aleatëve, përfshirë shqetësimet turke për grupin terrorist PKK ”, tha Stoltenberg.

Niinisto tha se ishte “i befasuar” nga ankesat e Turqisë.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake./21Media

Back to top button