Aksident në Bogë, vdiq një person

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një aksident që ka ndodhur sot në Bogë të Rugovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, sipas të cilit viktima fillimisht ka qenë i lënduar e pastaj ka vdekur.
“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, pastaj me fatalitet më vonë. Ngjarja ka ndodhur kur një kamion mikser me beton ka ecur mbrapa dhe ka lënduar një person”, ka bërë të ditur Gashi./21Media

Back to top button