Arsenali po synon transferimin e yllit spanjoll

1 min read

(Ion Alcoba/Quality Sport Images/Getty Images)

Arsenali po synon një transferim për Yeremy Pino-n, por po përballet me konkurrencën nga rivalët e Premier Ligës për nënshkrimin e yllit të Villarrealit, raporton “Daily Star”.

Ylli spanjoll ka bërë emër që kur ka bërë debutimin për Villarrealin në tetor të vitit 2020. Pavarësisht se është vetëm 19 vjeç, anësori ka luajtur 77 ndeshje për “Nëndetësen e Verdhë”, ndërsa ka luajtur edhe katër herë për kombëtaren spanjolle.

Pino konsiderohet si një nga anësorët e rinj më të talentuar të futbollit evropian, pasi që ai është një lojtar shumë i gjithanshëm që mund të luajë kudo në vijën e parë të sulmit.

Tinejxheri ka rënë në sy të klubeve të Premier Ligës, ku thuhet se Arsenali po lufton me Liverpoolin dhe Chelsean për nënshkrimin e tij. Po ashtu, thuhet se skuadrat angleze po përgatisin ofertat e tyre, por ata do të duhet të shpenzojnë një shumë të majme, pasi që klauzola e lirimit të Pino-s është vendosur në 80 milionë euro, gjë që mund të largojë shumë skuadra të interesuara.