Aksident në Drenas, në mesin e të lënduarve edhe një foshnje

 

Pesë persona në mesin e tyre edhe një foshnje mbetën të lënduar pas një aksidenti trafiku në fshatin Krajkovë të Drenasit.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur të martën rreth orës 13:50.

Sipas Policisë së Kosovës një grua dyshohet se derisa ishte duke drejtuar veturën me targa vendore nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes është aksidentuar.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja e veturës, tri femra dhe një foshnje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori./21Media

Back to top button