Raka: Verës fillon vaksinimi masiv anti-Covid

 

Këtë muaj pritet që në Kosovë të vijnë vaksinat e para anti-Covid. Mikrobilogu Lul Raka në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë” në RTV21 tha se pas ardhjes së vaksinave në këtë muaj do fillojë menjëherë vaksinimi, kurse, gjatë verës pritet të bëhet vaksinimi masiv.

“Verës fillon vaksinimi masiv, vaksinat e para sipas kontratës me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) AstraZeneca do vijnë në shkurt. 100 mijë doza menjëherë pas ardhjes do fillon vaksinimi”, tha ndër tjera Raka.

Raka gjithashtu theksoi se me rritjen e prodhimit të vaksinave do të lehtësohet furnizimi me vaksinat./21Media 

Back to top button