Aksident në Drenas, një i vdekur, tre të lënduar

 

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Daut Hoxha nga policia e Kosovës, i cili ka informuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente.

“Me daten 27.08.2020 rrethe ores 21:20 min. ne fashatin Qikatove e Vjeter-Gllogoc, eshte shkaktuar nje aksident trafiku/Vet-Aksident me lendime te renda trupore ku si pasoj i ketij aksidenti dyshohet se nje person ka humbur jeten, kurse tre te tjere jane te lenduar. Ne vendin e ngjarjes ka dal njesite kompetente policore, njesia e hetimeve te trafikut dhe po kryejn procedurat e nevojshme ne vendin e ngjarjes.”, ka bërë të ditur Hoxha për rtv21.tv

Ai ka apeluar drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilentë dhe gjatë vozitjes shpejtësinë ta zhvillojne, duke iu përshtatur kushteve dhe rrethanave në rrugë./21Media

Back to top button