Bordi i përkohshëm propozoi testimin e tërë stafit të KEK-ut

 

Korporata Energjetike e Kosovës informoi se bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. në mbledhjen e mbajtur sot ka udhëzuar menaxhmentin që t’i fillojë menjëherë procedurat e nevojshm për testimin e të gjithë stafit të korporatës me testim serologjik si dhe për këtë ka ndarë edhe mjetet e nevojshme financiare.

Bordi i përkohshëm, siç informoi KEK përmes komunikatës, ka kërkuar mobilizim shtesë të menaxhmantit në adresimin e gjetjeve të auditorit të jashtëm dhe atij të brendshëm, në funksion të përmirësimit të përformancës operative e financiare dhe në instalimin e kontrolleve të mirëfillta të brendshme.

“Bordi përkohshëm ka inkurajuar menaxhmntin që të vazhdojë pergatitjet për jetësimin e një studimi të mirëfilltë të fizibiliteit për Termocentrlin Kosova A dhe hartimin e një strategjie zhvillimore të korporatës.”, bëri të ditur KEK përmes komunikatës./21Media

Back to top button