Aksident në Drenas, vdes këmbësori

Sipas policisë nga pakujdesia shoferi ka koditur viktimën

Një person ka humbur jetë në një aksident komunikacioni që ka ndodhur dje në mesditë në fshatin Tërstenik të Komunës së Drenasit.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën-kombi nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti sipas mjekut, është sjell pa shenja jete në QKUK”, raporton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button