Aksident në Ferizaj, dy persona dërgohen në emergjencë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Ferizaj, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se në aksident janë përfshirë dy makina.
Sipas Veselit, dy të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Ferizajt.
Njësia e komunikacionit është në vendngjarje dhe po e heton rastin, sipas Veselit./21Media