Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Ferizaj, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Ferizaj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se përveç dëmeve materiale në automjet, janë shkaktuar dëme edhe në një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 07.07.2025, rreth orës 14:45, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj (afër kryqëzimit me rrugën “Enver Topalli”) në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident është përfshirë një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjet, janë shkaktuar dëme edhe në një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ. Nga aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit”, ka thënë Veseli. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button