Aksident në Ferizaj, një i vdekur, dy të lënduar

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në dalje të fshatit Talinofc i Muhaxherëve në Ferizaj.
Sipas policisë, viktima është K.G, e moshës afërsisht 36 vjeçare, ndërsa të lënduarit janë A.G, i moshës 18 vjeçare dhe L.G, i moshës 20 vjeçare.
“Aksidenti i komunikacionit dyshohet të ketë ndodhur, derisa një automjet civil i udhëtarëve Opel me targa vendore ishte duke lëvizur në rrugën lokale nga Ferizaj në drejtim të fshatit Sazli dhe posa arrin në dalje të fshatit Talinovc i Muhaxherëve , për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve në rrugë (mot me shi) shoferi e  humb kontrollin mbi automjet dhe kalon në anën e kundërt të drejtimit të lëvizjes dhe godet një shtyllë elektrike të betonit. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën personi me inicialet K.G (F/K) e moshës afërsisht 36 vjeçare, që ishte pasagjere në automjet, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt në vendin e ngjarjes. Ndërsa, lëndime trupore kanë pësuar shoferi i automjetit me inicialet A.G ( M/K) i moshës 18 vjeçar dhe një pasagjerë tjetër me inicialet L.G (M/K) i moshës 20 vjeçar. Të njëjtit  për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku dhe po trajtohen.”, ka informuar policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e policisë nga stacioni policor i Ferizajt, Njësia e Hetimeve të Aksidenteve të Njësisë së Komunikacionit Rrugor, Brigada e Zjarrëfikësve nga Ferizaj dhe auto-ambulanca e spitalit rajonal të Ferizajt.
Gjithashtu, në vendin e aksidentit ka dalur edhe Prokurori nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe me vendim të tij, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Rasti po hetohet nga Njësia e Hetimeve të Aksidenteve në koordinim me Prokurorin e shtetit./21Media

Back to top button