Kaloni te përmbajtja kryesore

MSh ka një njoftim rreth dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se qytetarët, që i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, që kanë mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.
“Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicorn të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.”, ka bërë të ditur MSh.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen.
“Kosova disponon me vaksina të mjaftueshme, të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë.”, ka bërë të ditur tutje MSh./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button