Aksident në Gjakovë, lëndohen 4 persona

Një aksident trafiku është regjistruar sot rreth orës 08:00 në fshatin Qerim në Gjakovë.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave në përball-kalim, dhe si pasojë katër persona janë lënduar.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës. Ai ka thënë se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, kurse Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet./21Media

Back to top button