Aksident në Gjakovë, vdiq një 71-vjeçare

Një 71-vjeçare ka vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot në fshatin Fshaj të Gjakovës.
Policia ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion. Ka pasur edhe dëme materiale.
“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media