Aksident në Gjermani, vdiq babai bashkë me djalin 5-vjeçar

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në autostradën federale 71 midis Vahldorf dhe Wedringen (Saksoni-Anhalt) në Gjermani.
Një shofer 44-vjeçar, që po voziste automjetin e tipit Mercedes u përplas me një gjysmërimorkio që po vinte nga Wedringen të premten për arsye që janë ende të paqarta, shkruan “bild”
44-vjeçari dhe djali i tij 5-vjeçar nuk i kanë mbijetuar përplasjes së rëndë dhe kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, transmeton rtv21.tv.
Shoferi 59-vjeçar i gjysmërimorkios pësoi tronditje dhe mori tretman në vend nga shërbimet e urgjencës psikosociale.
“B 71 është dashur të mbyllet për rreth pesë orë për momentin e shpëtimit, rikuperimit dhe regjistrimit të aksidentit rrugor. Policia, brigada e zjarrfikësve, shërbimet e shpëtimit, një mjek i urgjencës dhe shërbimet e urgjencës psikosociale u vendosën”, tha një zëdhënës i policisë të shtunën./21Media

Back to top button