Aksident në Gjilan, ka të lënduar

1 min read

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në mesditë në Gjilan.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se “vozitësi i njërës veturë dhe tre persona të veturës tjetër kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente Mjeksore në Gjilan dhe sipas raportit të mjekut ata kanë lëndime të lehta. Janë liruar në shtëpi”.

Policia e Kosovës ështv duke i hetuar shkaqet e aksidentit./21Media