Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Gjilan, vdiq një 70 vjeçar

Një 70 vjeçar ka vdekur sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
”Një person SMK rreth 70 vjeçar me urgjencë është dërguar në qendrën spitalore në Gjilan , por edhe për kundër ndihmës së ofruar ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident”, ka thënë Hashani.
Ai ka treguar se lëndime ka pësuar edhe pasagjeri që ishte me të në veturë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:14 afër fshatit Ranillug./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button