Policia jep detaje për vdekjen e pjesëtarit të Policisë

Sot ka vdekur polici Xhemajl Muja nga fshati Gradicë i Komunës së Drenasit. Fillimisht lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka shprehur ngushëllime familjes Muja.
Për portalin rtv21.tv Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, ka treguar se i ndjeri ka humbur jetën në një bunar.
Borovci tutje ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.
Policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje.
”Megjithë dyshimet e ngitura për vetëvrasje, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të plotë të kësaj ngjarjeje. I njëjti ka qenë pjestar i Policisë së Kosovës”, ka thënë Borovci.
Komuna e Drenasit ka njoftuar se i ndjeri ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./21Media

Back to top button