Aksident në Gllamnik, dy të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Në aksident janë përfshirë tri automjete dhe lëndime kanë pësuar dy persona.
Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.
Tutje, ajo ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button