Vaksinimi i shtatzënave dhe nënave gjidhënëse rrit imunitetin e fëmijëve

Vaksinat kundër COVID-19 që administrohen në Kosovës qoftë Pfizer apo edhe AstraZenenca janë shumë të sigurta, prandaj gratë shtatzëna apo edhe nënat gjidhënëse duhet të vaksinohen pasi imunizimi rrit edhe imunitetin e foshnjave.
Kështu ka thënë specialistja e mjekësisë familjare, Drita Lumi gjatë një bashkëbisedimi me temën ”Ndikimi i vaksinës COVID-19 në gjidhënie” i organizuar nga UNICEF në kuadër shënimit të Javës së Gjidhënies”, teksa shtoi se pandemia ka ndikuar shumë në planifikimin familjar, por në theks të veçantë edhe në aspektin e gjidhënies.
Sipas saj, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të gjitha nënat që janë me COVID-19 apo edhe janë rast kontakti nuk duhet të ndërprenë qumështin e gjirit për foshnjat, pasi dëmet janë më të mëdha nga mosushqyerja me gji sesa infektimi me COVID-19.
”COVID-19 ka qenë një sfidë gjithsesi ka prekur të gjitha kategoritë por në këtë rast kategoritë vunarabile me të vërtet janë cenuar në radhë të parë sepse në fillimin e pandemisë gjitha shërbime u ndërprenë shërbime t vizitave në shtëpi i filluam përmes telefonave apo online dhe gjithsesi edhe pse janë shërbime esenciale u detyruam për shkak të rrethanave…21’22 Unë kam informata që mjaftë gra e kanë shtyrë shtazanin përkundër asaj që kanë planifikuar me paraqitjen e pandemisë faktikisht planifikimi i tyre për shtatzëni është shtyrë pra kaq ndikim të madh ka qenë….Nëse iu referohemi të dhënave të OBSH-së nga hulumtimet shkencore të cilat janë bazuar në evidence dhe fakte shkencore lirisht mund të themi se një nënë e që janë disa kategori një nënë që dyshohet për COVID, nëna e cila ka COVID, dhe ajo e cila ka pasur kontakt me COVID, pra janë tri momente këtu në të gjitha këto momente rekomandimet që asnjë mënyrë nëna të mos ndahet nga fëmija i saj. Sepse nëse i krahasojmë përfitimet dhe dëmet del që dëmi nga mosushqyerja me gji është shumë më i madh sesa nëse fëmija e fiton COVID-in nga një nënë gjidhënse”, është shprehur specialistja e mjekësisë familjare.
Sipas Lumit, të gjitha shtatzënat por edhe nënat gjidhënëse duhet t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit kundër COVID-19, ku theksoi se vaksinat anti-COVID rrisin imunitetin te të posalindurit.
Tutje, Lumi ka treguar se në Kosovë vetëm 29% e nënave ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.
”Qumështi i nënës përmban materie gjegjësisht substance që rrisin imunitetin e foshnjave dhe ta zbërthej sa i përket të menduarit të një foshnje dhe zhvillimit të trurit. Gjithashtu një nënë e cila ushqen fëmijën e saj me qumësht gjiri do jetë e sigurt që fëmija e saj do e ruaj temperaturën trupore nuk do bie në hipotermi apo temperaturë të ulët e cila drejtpërdrejte rrezikon jetën e fëmijëve nuk po them vetëm shëndetin por edhe jetën. Ajo nën që ushqen me qumësht gjiri do jetë e sigurt se qumështi i gjirit do ta rregulloj edhe nivelin e sheqerit në gjakun e foshnjës së saj sepse hipertermia apo niveli i ulët i sheqerit në gjak ashtu si hipertermia e rrezikon drejtpërdrejtë jetën e një foshnje të porsalindur….06\50 Vetëm, 29 % e nënave ushqejnë fëmijët e tyre fillojnë orën e parë gjidhënien dhe për 6 muajt e parë kur rekomandohet gjidhënie ekskluzive vetëm me gji as ujë as çaj, kjo ekskluzive nënkupton vetëm qumësht gjiri”, ka shtuar tutje ajo.
Specialistja e mjekësisë familjare, Drita Lumi ka rekomanduar te të gjitha nënat që edhe nëse janë të infektuara me COVID-19 të vazhdojnë procesin e gjidhënies.

Back to top button