Kaloni te përmbajtja kryesore

Aksident në Gllarevë të Klinës, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në fshatin Gllarevë të Klinës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Hetuesit e trafikut e kanë kryer shiqimin e vendit të aksidentit. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF”, tha ai. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button