Aksident në Gramsh: Dy të vdekur, 8 të lënduar

Përveç shoferit, të gjithë personat e përfshirë në aksident ishin sirianë

Një aksident automobilistik ndodhi sonte në Gramsh, si pasojë e së cilit vdiqën dy persona dhe u lënduan tetë të tjerë.

“Shtetasi M.Gj., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Fuoristradë”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 shtetas dhe janë plagosur 8 shtetas të tjerë”, njoftoi policia.

Ndërkohë, pesë nga 8 të plagosurit u dërguan në Tiranë për mjekim të specializuar.

Të gjithë personat e përfshirë në aksident janë sirianë dhe vetëm shoferi është shqiptar.

Aksidenti ndodhi rreth 3 km të Gramshit, pranë vendit të njohur si Depot e Ushtrisë./oranews

Back to top button