Aksident në Grashticë, tre persona të lënduar

Tre persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Grashticë të Epërme të Prishtinës. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka informuar se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona.
“Rreth orës 12:00, është raportuar për një aksident trafiku rrugor, të ndodhur në  fshatin Grashticë e Epërme të Prishtinës. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.”, ka bërë të ditur Borovci./21Media

Back to top button