Një 17 vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku

Një 17 vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është lënduar dje si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Botun, në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë.
Viktima ka qenë nga fshati Mesheishta e komunës së Debarcës.
“Më 03.10.2021 rreth orës 03:00 në fshatin Botun në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë vetura “Kia” me targa të Ohrit e drejtuar nga 17 vjeçari nga fshati Leshan i Komunës së Debarcës ka dalë nga rruga. Shoferi (i mitur) ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin Shën “Erazmo” për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa shoqëruesi i tij po 17 vjeçar nga fshati Mesheishta e Komunës së Debarcës nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet inspektuese nga SPB-Ohër”, kanë informuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21./21Media

Back to top button