Aksident në Hajvali, një person dërgohet në spital

Një person ka mbetur i lënduar sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në Hajvali.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se në aksident ishin të përfshira dy vetura.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim rreth aksidenti”, ka thë Ahmeti.
Aksidenti ka ndodhur  rreth orës 18:00./21Media

Back to top button