Pse Cameron Diaz u tërhoq nga aktrimi?

Cameron Diaz nuk ka luajtur në një film që nga viti 2014.
Për shumë kohë mbeti pezull arsyeja pse Diaz vendosi t’i jepte fund karrierës së saj në aktrim.
Në një intervistë për Kevin Hart, ajo tha se jeta e saj ka ndryshuar tërësisht që nga koha kur u tërhoq përfundimisht nga aktrimi.
“Doja të kisha mundësi ta menaxhoja jetën time. Rutina ime në një ditë të zakonshme është ajo çfarë tashmë mund ta bëj vet. Kjo është ndjenja më e mirë”, tha Diaz.
Tutje, ajo bëri të ditur se ishte e pamundur të kishte një jetë të qetë dhe se kjo po i kushtonte jetën private.
Sot, ajo shihet më e thjeshtë se kurr, më e lumtur se kurr, me jetën të cilën zgjodhi ta jetoj, larg kamerës në përditshmëri, afër familjes, miqve të saj./21Media

Back to top button