Aksident në Kamenicë, vdiq një person dhe u lënduan tre të tjerë

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në  fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Policia ka njoftuar viktima është 33 vjeçar. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë, të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33 vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes.Nga ky aksident, tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan”, thuhet në njoftimin e policisë.
12:03- Aksident në Kamenicë, vdiq një person dhe u lënduan tre të tjerë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Hodonovc të Kamenicëc.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi i cili po ashtu njoftoi se në aksident janë lënduar edhe  tre persona tjerë përfshirë një fëmijë./21Media

Back to top button