Aksident në Klinë, humb jetën një 35-vjeçar

Një person rreth 35 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në magjistralen Klinë-Gurrakoc, në fshatin Krushevë e Vogël.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në këtë aksident ishin përfshirë një veturë dhe një kamion që bartte derivate.
“Rreth orës 12:52, Stacioni Policor rajonal në Klinë është njoftuar për një aksident në magjistralen Klinë-Gurakoc, pikërisht në fshatin Krushevë e Vogel. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion që bartë derivate. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka thënë Gashi./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?