Aksident në Korroticë, 6 persona të lënduar rëndë

 

Gjashtë persona janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sot në në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave.

”Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka treguar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet./21Media

Back to top button