Mbyllet Superliga e Kosovës, këto skuadra bien nga liga

 

Me ndeshjet e xhiros së 36-të të zhvilluara sot ka përfunduar edhe ky edicion garues i Superligës së Kosovë në futboll.

Lufta më e ashpër u zhvillua ndërmjet skuadrave që po luftonin për ta siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar edhe për një sezon tjetër.

Pas rezultateve të sotme, nga Superliga, përveç Besës, do të largohet edhe Arbëria e cila u mposht nga Drita me rezultat 2-0

Nga ana tjetër, derbin ndërmjet Ballkani dhe Prishtinës e fitoi skuadra nga Suhareka me rezultat 5-2.

Back to top button