Aksident në Kroaci, rrokulliset kamioni me targa të Maqedonisë

Një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një rimorkio për transport të veturave të tjera, ka ndodhur në pjesën jugore të autostradës Bregana – Lipovac të Kroacisë, ku si pasojë shoferi i kamionit ka pësuar lëndime.
Sipas mediave kroate aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, ku vetura me targa të Maqedonisë së Veriut është rrokullisur dhe si pasojë kanë rënë veturat që ka qenë duke i transportuar.
Me këtë rast komunikacioni në autostradë është mbyllur për qarkullim në drejtimin lindor dhe është rikahëzuar./Tv21

 

Back to top button