Donnarumma merr çmimin “Portieri më i mirë” i viti 2021

Portieri italian, Gianluigi Donnarumma, e ka fituar çmimin për portierin më të mirë në ceremoninë e Topit të Artë.
“Ka qenë një vit i pabesueshëm, duke nisur nga kualifikimi në CHL me Milanin, deri te Kampionati Botëror. Jam pa fjalë. Më pas kalimi tek PSG, jam shumë krenar. Ishte shenjë e fatit, sepse e kam ndjekur gjithmonë dhe ishte fat që transferimi erdhi këtu. Shpresoj që t’i shpërblejë në fushë me këtë fanellë. Falenderoj familjen, të fejuarën, babain e nënën” – tha Donnarumma pasi fitoi çmimin.
Donnarumma pati një sezon të mrekullueshëm me Milanin duke i rikthyer Rossonerët në Ligën e Kampionëve dhe më pas u transferua te Paris Saint-Germaini.

Back to top button