Aksident në Llapushnik, lëndohen katër persona

Një aksident trafiku është regjistruar sot rreth orës 13:50 në magjistralen Prishtinë – Pejë, në fshatin Llapushnik.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai ka treguar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi./21Media

Back to top button