Lysychansku duke u kthyer në rrënoja, tetë të vdekur, 21 të plagosur nga sulmi raketor

Qyteti i Lysychanskut në Ukrainë po “shndërrohet në rrënoja”, thanë zyrtarët në rajon, pasi një sulm raketor rus vrau tetë civilë.
Gjithsej 21 persona të tjerë u plagosën nga sulmi teksa ishin mbledhur për të mbushur ujin e pijshëm.
Guvernatori i rajonit të Luganskut, Sergiy Gaiday u shpreh në Telegram: Mbrojtësit tanë po mbajnë linjën, por rusët po e kthejnë qytetin në rrënoja, infrastruktura është shkatërruar plotësisht.
Lysychansku është bërë fokusi i sulmeve të rënda ruse pas rënies së qytetit të tij binjak, Severodonetsk, në fundjavë.
Alexander Rodnyansky, këshilltar i Presidentit të Ukrainës Zelensky, në programin Today të BBC Radio 4, tha se Rusia po “përqendronte të gjitha trupat e saj” në përparimin në lindje, ose në zonën e Donbasit.
Ai shtoi se “nuk do ta ekzagjeronte llojin e suksesit” që kishte Rusia, por ekzistonte një rrezik që ajo të kapte më shumë territore në rajon.
Ai tha se Ukraina kishte nevojë për më shumë armë pasi Rusia “po përdor artileri për të shkatërruar qytetet”.
“Diku tjetër në fushën e betejës, një sulm në Kharkiv ka vrarë katër persona dhe ka plagosur 19 të tjerë, duke përfshirë katër fëmijë”, tha Oleg Synegubov, kreu i administratës rajonale të Kharkivit.
“Armiku po terrorizon qëllimisht popullatën civile”, tha Synegubov në një deklaratë në Telegram./21Media

Back to top button