Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, 5 të lënduar

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ndodhi sot në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, teksa tregoi se aksidenti konkretisht ndodhi në fshatin Arllat rreth orës 10:30.
Kelani tutje tregoi se në aksident ishin të përfshira dy vetura me targa vendore.
“Me datë 21.07.2022 rreth ores 10:30 në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë, konkretisht në fshatin Arllat ka ndodhur një aksident trafiku. Të perfshira jane dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kerkuar 5 persona”, tha ndër tjera Kelani./21Media

Back to top button