Hashim Thaçi përplas Ramën dhe Berishën

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së Sali Berisha kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella në Kuvend. Ata kanë fajësuar njëri tjetrin për arrestimin dhe mbajtjen në burg të Hagës të Krerëve të UÇK-së.
Sipas Ramës vota e demokratëve e dhënë me urdhër të Berishës në Këshillin e Europës për Dick Marty i hapi rrugë Gjykatës Speciale dhe arrestimit të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Vota pro e PD-së për një raport që ka çuar në hartë jo disa persona as disa udhëheqës të një lëvizje çlirimtare që nuk ishte ushtri e organizuar por rebelim “I katundarëve e punëtorëve” sic do thoshte Fan Noli që morën pushkën e thanë Mjaft! Kanë çuar në Hagë, Kosovën, Hashim Thaçi. Këta nuk ia përmendin emrin Hashim Thaçit, e disa e kanë kthyer në një autocrat të korruptuar që ta dënojë sa të ketë fuqi Gjykata Europiane sepse ka dashur tju ndajë këtyre Kosovën. Këta Kosovën e ndanë kur i çuan naftë asaj manikerie që bënte spastrim etnik ndërsa sot kujtohen ta kthejmë në këmbë me darje e daulle. Ne me këta trima, që i gjuajnë me gurë njëri tjetrit.”, tha Rama.
Në anën tjetër Berisha akuzoi Ramën se ndikoi në arrestimin e thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së.
“Ky e mori e futi Hashim Thaçin në spiraled e ndryshimit të kufijve në Ballkan. I sugjeroi Thaçit të shtrëngonte duart me Putinin. Ky! Bashkë me Ymerët e Klosët e tij janë burime shpifjesh të pafundme. Edi Rama futi udhëheqjen politike të Kosovës në një spirale që ndikoi në arrestimin e tyre. Ky që do të bëhet patriot me Baton Haxhiun janë dy promotorë të arrestimit të udhëheqjes politike të Kosovës. Morën fushatën e anulimit të Gjykatës Ndërkombëtare që tregonte indirekt se po përpiqej të fshihte fajësitë që nuk ekzistonin. Hidhet se e di se në çdo variant del si argat i Vuçiçit.” , tha ai ./21Media

Back to top button