Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, vdiqën dy gra

Dy të tjerë mbetën të lënduar

Sot në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një aksident komunikacioni ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të lënduar dy të tjerë.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se si pasojë e vetaksidentit kanë vdekur dy femra, L.S 23-vjeç dhe K.H 31-vjeç.

“Sot rreth orës 02:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj ka ndodhur një vet aksident trafiku me pasoja fatale. Në ketë aksident ka qene i përfshire një automjet i tipit Pasat qe për shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe është vetë aksidentuar. Lëndime të renda trupore kanë marre katër persona, ngasësi dhe tre pasagjerë. Dy nga pasagjeret nuk kanë mundur te përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje kane ndërruar jetë.Viktimat janë L.S (femër) 23 vjeç dhe K. H ( femër ) 31 vjeç . Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vend ngjarjes, ndërsa ngasësi i automjetit dhe një pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK”, tha Ahmeti për rtv21.tv.

Me rastin po merren njësiti i trafikut./21Media

Back to top button