Kaloni te përmbajtja kryesore

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë qytetarëve në diasporë…”, ka shkruar Osmani në X.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button