Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë.
Lajmin për poralin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Sonte, rreth 18:50 në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë , ne fshatin Babush të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni , ku janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime trupore ka pësuar një person i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Në vendin e aksidentit janë Njësia e Komunikacionit Rrugor e cila po e heton rastin./21Media