Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, vdiq një 49-vjeçar

Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku, që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Kishnicë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka kondirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën”, ka thënë Borovci.

Ai ka shtuar se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

 

Back to top button