Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, 6 persona të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar sonte si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka informuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
“Me datën 06.01.2022, rreth orës 18:30 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete.”, ka informuar Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?