Milani fiton derbin me Romën

 
Gjigandi italian AC Milan ka shënuar sot fitore në derbin kundër Romës, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për xhiron e 20 të Serie A.
“Rossonerët” e mposhtën në stadiumin “San Siro” skuadrën e Jose Mourinhos me rezultat 3:1.
Rezultatin i pari në këtë ndeshje e zhbllokoi sulmuesi Olivier Giroud, i cili nga pika e bardhë shënon në minutën e 8’ për ta kaluar Milanin në epërsi prej 1:0.
Milani vazhdoi me paraqitje të mirë, ku e thelloi epërsinë në 2:0 në minutën e 17’ të ndeshjes përmes brazilianit Junior Messias.
Para përfundimit të pjesës së parë, Roma arrin të rikthehet në ndeshje, ku sulmuesi anglez Tammy Abraham shënon në minutën e 40’ për 2:1.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, sulmuesi anësorë Rafael Leao vulos fitoren e Milanit, duke shënuar në minutën e 82’ për rezultatin përfundimtar 3:1.
Me pikët e reja, Milani ngushton diferencën e pikëve në vetëm një sosh me rivalin dhe liderin e tabelës Interin, ku “Rossonerët” tani kanë arkëtuar 45 pikë.
Në anën tjetër, Roma zë vendin e shtatë në tabelë, ku pas 20 ndeshjeve ka arkëtuar vetëm 32 pikë.
Rezultati final i ndeshjes është 3:1 në favor të Milanit.

Back to top button